Deputetja e LVV-së, Tinka Kurti ka kërkuar përgjegjësi nga gjykatësit dhe prokurorët për shpërfilljen e dhunës ndaj grave.
Ajo pyeti se “pse të dridhen gratë nga frika e përdhunimit në vend se të dridhen ata gjyqtarë e prokurorë që e mbyllën njërin sy ose nuk punojnë?”.
Ligjvënësja opozitare, pas një reagimi të kryeministrit Albin Kurti rreth dhunimit të 11-vjeçares ku foli për heshtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve, doli me një propozim
Ajo tha se është ide e mirë që të publikohen edhe emrat e tyre.
“Për secilën histori të rastit. Dy dorëheqje nuk mjaftojnë definitivisht”, shkroi ajo në një postim në Facebook.
