Të fundit

“Duke pirë dhe duke kënduar”, hollandezët refuzojnë kufizimet e reja të Covid

Policia holandeze arrestoi 15 persona në një qytet në veri të vendit mes përplasjeve në protestat për kufizimet e reja të Covidit.

Policia në deklaratë u shpreh se qindra njerëz ishin mbledhur në qendrën e qytetit Leeuwarden për të protestuar kundër rregullave të reja anti-COVID, që detyron baret dhe restorantet të mbyllen në orën 20:00 , ndërsa dyqanet ne orën 16:00, raporton Top Channel.

Pamjet nga televizionet publike tregojnë qytetarët e mbledhur duke pirë dhe kënduar pranë ministrisë së drejtësisë, ndërsa një grup i madh njerëzish hodhën fishekzjarre dhe refuzonin të largoheshin nga qendra e qytetit.

Kryeministri Mark Rutte bëri njoftimin se do të ketë tre javë të tjera kufizime në restorante, dyqane dhe evente sportive për të ulur e valën së re të infektimeve me COVID-19.

Në Hollandë, nuk lejohet të kesh më shumë se katër vizitorë në shtëpi, ndërsa punonjësit janë këshilluar të punojnë nga distanca. Ndërkohë ndeshja e radhës për kualifikueset e Botërorit mes Norvegjisë dhe Hollandës do të luhet pa tifozë.

Mijëra njerëz u mblodhën për të protestuar edhe në Hagë, pas vendimit të qeverisë për vendosjen e maskave në ambiente publike.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci