Artisti i njohur Mentor Haziri nuk rezervohet aspak në kritikat e tij për kolegët.
Kësaj here këngëtari i njohur ka krtitikuar të gjithë artistët në lidhje me reagimet e tyre ndaj rastit rëndë të përdhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.
Shumë personazhe të njohur u shfaqën të përlotur me statuse në rrjetet sociale, dhe gjithashtu në protestat që u zhvilluan në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup.
Sipas Hazirit, kolegët e tij (të cilët i cilëson ironikisht “artistë”), po qajnë me lot krokodili, pasi janë vetë ata që kanë dhunuar verbalisht gratë me tekstet e këngëve të tyre.

Kjo nuk është hera e parë që Mentor Haziri kritikon kolegët e tij. Në një status të shpërndarë në rrjetet sociale, Mentori theksoi se këngëtarët po këndojnë playback në skenën e “Sunny Hill”, me gjithë kushtet që kanë për të interpretuar live.
“Të ashtuquajturit këngëtarët tanë mbrëmë e sonte duke kënduar ‘playback’ në skenën e “Sunny Hill”-it me gjithë ato kushte për performancë ‘live’”, shkruan ai.

Nuk dihet nëse kjo kritikë dhe ironi vlen për të gjithë apo Mentori ka patur në mendje dikë ose disa prej tyre. Sepse jo të gjitha performancat kanë qenë ‘playblack’.
