Të fundit

Pak para koncertit, Rita ka një kërkesë për të gjithë fansat e saj shqiptarë

Rita Ora do të elektrizojë sonte skenën në sheshin “Skënderbej”.

Ajo ka publikuar pak më parë disa foto përpara koncertit ku ka një thirrje për të gjithë:

“Është dita e spektaklit! Ky udhëtim ka qenë i jashtëzakonshëm dhe mezi po pres për sonte! Sigurohuni që të vini shpejt në sheshin “Skënderbej” për të parë të gjitha artistet femra që do të performojnë sonte! Shihemi më vonë”, shkruan Rita.

Në skenë do të ngjiten edhe artiste si Kida, Ronela Hajati, Efi Gjika e Semi Jaupaj.

Gjatë një konference për shtyp para koncertit ajo u pyet nëse do të ketë në të ardhmen një bashkëpunim mes saj dhe artisteve të tjera me sukses ndërkombëtar, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max.

Ajo i është përgjigjur pyetjes të gazetarëve duke e treguar hapur problemin që ka me Duan. Rita tha se “gjërat bëhen në kohën” e duhur, duke shtuar se kur të vijë koha e duhur ajo është “gati.”

“E kuptova këtë. Kur unë fillova në 2011 në 2012 u ndjeva se kisha shumë më shumë presion për ta futur vendin tim në hartën globale dhe mendova që jam e vetmja në atë kohë. Tani jam e çliruar që kam shumë më shumë nga vendi im në fushën time por edhe në fushat e tjera. Ne kemi shumë talent si ato që përmende, dhe do të ishte një ëndërr për mua që një ditë që të bëhemi të gjitha bashkë, në kohën e duhur. Të gjitha ka axhendën e ngjeshur, po në kohën e duhur, por mua mund të më llogarisni (po)”, tha Rita.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci