Modelja e njohur, Megi Pojani vazhdon gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes.
Megi është përfolur për lidhjen e saj me futbollistin e kombëtares Endri Çekiçi, me disa postime që duket se po konfirmojnë romancën e përfolur mes tyre.

Por Megi tanimë nuk do të përflitet për romancën e saj pasi do të jetë njëra prej konkurrenteve të spektaklit të kërcimit “Dancing With the Stars”.
Lajmi u konfirmua nga vetë faqja zyrtare e ‘Dancing With the Stars’ në Instagram: “Një showgirl si Megi! Kudo provokuese, por sa do të arrijë ta joshë jurinë e #DWTS? Suksese Megi!”, shkruhet në postim.
View this post on Instagram
