Të fundit

Mbretëresha Elizabeth nën mbikëqyrjen e mjekëve

Mbretëresha Elizabeth është nën mbikëqyrjen stafit mjekësor në Balmoral pas shqetësimëve për shëndetin e saj.

Buckingham Palace njoftoi në një deklaratë se: “Mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore.”

Mësohet se rrethi i ngushtë familjar i Mbretëreshës është informuar. Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornëall kanë udhëtuar në Balmoral, njoftoi Clarence House.

Lajmi vjen pasi 96 vjeçe, u tërhoq nga Këshilli Privy të mërkurën, pasi mjekët e këshilluan të pushonte.

Kryeministrja Liz Truss tha se “i gjithë vendi është i shqetësuar” nga lajmet. Mbretëresha emëroi Truss si kryeministre në Balmoral të martën, pasi s’mund të udhëtonte dot për në Londër.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci