Të fundit

Kush është Mbreti i ri i Britanisë së Madhe

Pas vdekjes së nënës së tij, ai në një deklaratë zyrtare shkruan se “ky është momenti më i trishtueshëm për të”.

“Unë e di se humbja e saj do të ndihet thellësisht në të gjithë vendin, mbretëritë dhe Commonwealth dhe nga njerëz të panumërt në mbarë botën”.

73-vjeçari, është më i madhi nga katër fëmijët e lindur nga mbretëresha dhe burri i saj i ndjerë, Princi Philip, i cili vdiq vitin e kaluar.

Ai ka pritur dekada për t’u bërë mbret dhe është trashëgimtari më jetëgjatë në historinë britanike.

Kur nëna e tij e ndjerë tashmë mori fronin në moshën 25-vjeçare, ai u kthye në trashëgimtarin e ardhshëm të Britanisë. Kjo në moshën 3-vjeçare.

Titujt e Charles përfshijnë Princi i Uellsit, Duka i Cornwall-it, dhe shumë të tjerë.

Charles u martua me Diana Spencer në 1981 dhe çifti u bë i njohur si Princi dhe Princesha e Uellsit.

Ata kishin dy fëmijë, princat William dhe Harry. Çifi u nda në 1992.

Pas vdekjes së Dianës në 1997, Charles u martua përsëri me Camilla Parker Bowles, e njohur tani si Dukesha e Cornwall, në 2005.

Charles ka zhvilluar prej kohësh një fushatë në mbrotje të qëndrueshmërisë globale.

Puna e tij përfshin zgjerimin e arsimit dhe mundësive për të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci