Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se hakerat iranianë kanë sulmuar sërish sistemin TIMS në Shqipëri.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, kreu i qeverisë shqiptare nënvizon se po punohet për pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale
“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, shkruan ai.
Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale.
— Edi Rama (@ediramaal) September 10, 2022
Kujtojmë se ShBA mbrëmë njoftoi se ka vënë sanksione ndaj Intelegjencës iraniane, për shkak të sulmeve kibernetike ndaj qeverisë shqiptare në mes të korrikut të këtij viti.
ShBA sanksionon Iranin, pas sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë
