Të fundit

Labinot Tahiri tallet me Xhelal Sveçlën

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh këngëtari, Labinot Tahiri, përmes një videoje në Facebook është tallur me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën.

Ai në video shihet në anije duke lundruar në Dubrovnik.

“Qetu dola pak në patrullim kah  Ujmani, gjithçka po duket në rregull😉”, ka shkruar Tahiri, duke sqaruar më poshtë se po bën shaka, meqë ndodhet në Dubrovnik.

Para dy ditësh, Ministri Sveçla njoftoi se Policia e Kosovës ka filluar me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit.

“Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit. Tashmë, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë. Përgëzoj Policinë e Kosovës për suksesin e radhës!”, shkroi Sveçla.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci