Të fundit

Kurti s’tregon se a do ta rikthejë Arben Vitinë në MSh

Kryeministri  Albin Kurti, sot ka dalë në një konferencë për media, ku ka treguar çka ka biseduar me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq.

Pasi tregoi si shkoi takimi, Kurti u pyet nga gazetarët rreth zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën.

Po ashtu, shefi i Qeverisë u pyet edhe për fatin e Ministrisë së Shëndetësisë, pasi po funksionon me ushtrues detyre.

Konkretisht, ai u pyet nëse do ta ktheje Vitinë përsëri në postin e të parit të Shëndetësisë.

Por, Kurti zgjodhi të mos përgjigjet në këtë pyetje. Ai u deklarua vetëm rreth rezultatit të partisë së tij në zgjedhjet lokale.

“Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat duhet ti analizojmë më gjatë në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër LVV-së”, deklaroi Kurti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci