Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi ka zgjuar dyshime te fansat se do të bëhet baba për herë të parë pas një fotografie që ka postuar në Instasoryn e tij.
Në këtë foto shfaqet një souvenir druri që ka të gdhendur një vogëlush teksa fle, portret që Flori e ka shoqëruar me një zemër.

Kjo ka bërë që nga fansat e tij të nisin aludimet në lidhje me Florin nëse po bëhet baba për herë të parë.
Përndryshe kjo nuk është hera e parë, që këngëtari përflitet se do të bëhet baba, pasi edhe më herët ka qenë në qendër të mediave rozë lidhur me këtë fakt.
