Të fundit

Prokurori e cilëson “jo të besueshme” dëshminë e Fatmir Humollit në Hagë

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka thënë se “nuk është e besueshme” dëshmia e Fatmir Humollit, dëshmitarit të mbrojtjes në rastin e Salih Mustafës.

Në paraqitjen e deklaratës përmbyllëse nga Prokuroria e Specializuar në gjykimin e ish-eprorit të UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Prokuroria ka thënë se dëshmia e Humollit, një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, është jo e besueshme.

“Dëshmitari i mbrojtjes pretendoi se ka qenë me të akuzuarin në Prishtinë gjatë një dite rreth 1 prillit, 1999. Sipas këtij dëshmitari të dy u larguan nga Prishtina në mëngjes herët më 1 prill dhe pastaj arritën në fshatin Barilevë ku u ndanë në një moment gjatë pasdites. Por ky kjo dëshmi e këtij dëshmitari nuk është e besueshme. Fatmir Humolli ishte i pasigurt lidhur me datat e këtyre ngjarjeve. Ai vuri në dukje data të ndryshme gjatë dëshmisë së tij në gjykatë dhe data të ndryshme që i dha ZPS-së dhe mbrojtjes gjiashtu. Siç e pranoi vet, ky dëshmitar nuk ishte në gjendje të kujtonte datat e sakta për shkak, siç tha ai, kalimit të kohës”, ka thënë Prokuroria e Specializuar në seancën e sotme.

“Përpara gjykatës, z Humolli pretendoi se befas ishte i sigurt lidhur me 1 prillin 1999, sepse më atë datë pati një eksod të popullsisë drejt Maqedonisë duke kaluar përmes Prishtinës. Por, siç provohet në shumë dokumente të paraqitura në gjyq, përfshirë raporte tndërkombëtare, refugjatët në fakt filluan të largohen nga Prishtina pak kohë pas bombardimeve të NATO-s më 24 mars 1999, dhe eksodi i tyre vazhdoi deri më 6 prill të atij viti”, tha prokurori.

Po ashtu, Prokuroria pretendon se Humolli nuk mund të cilësohet dëshmitar i besueshëm edhe për shkak të lidhjeve të afërta miqësore me Salih Mustafën.

“Më tej, Fatmir Humolli nuk ishte një dëshmitar i besueshëm. Ai është mik i të akuzuarit. Për më tepër z. Humolli tregon një paragjykim negativ ndaj Gjykatës së Specializuar. Ai vuri në dukje se ‘gjykata është ngritur në mënyrë të padrejtë’”, ka thënë Prokuroria.

Në këtë proces gjyqësor, i cili është drejt fundit, janë dëgjuar 13 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, shumë prej të cilëve të mbrojtur dhe në seanca të mbyllura apo të redaktuara.

Ndërsa mbrojtja e Salih Mustafës ka paraqitur 15 dëshmitarë.

Në fillim të këtij procesi Salih Mustafa, ndaj të cilit rëndojnë akuza me pretendimin për krime lufte, ishte deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues.

Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020 kur është arrestuar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci