Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi së bashku me Kryeprokurorin i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi dhe Drejtori i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, janë takuar sot me Fondacionin për të Drejtat e Kafshëve.
Siç njofton prokuroria qëllimi i këtij takimi të përbashkët ishte diskutimi i çështjeve që lidhen me avancimin e mbrojtjes së të drejtave të kafshëve në aspektin penal, si dhe reagimin institucional në ndjekjen penale të të gjithë atyre personave, të cilët cenojnë dhe keqtrajtojnë kafshët në forma dhe mënyra të ndryshme, transmeton Paparaci.
“Ndërkaq, aktivistja Hana Noka, e cila është edhe regjisore e suksesshme në Hollywood të Kalifornisë, ka treguar për iniciativën e saj në përgatitje të një filmi dokumentar të metrazhit të gjatë, me titull “The Citizen Paw”, që si temë do ta ketë vetdijësimin dhe mbrojtjen e mirëqenies dhe të drejtave të kafshëve në Kosovë”, njofton prokuroria.
Tutje në komunikatë bëhet e ditur se të dyja palët janë pajtuar që të intensifikojnë bashkëpunimin në mënyrë që mbrojtja e të drejtave të kafshëve të marrë vëmendjen e duhur të institucioneve ligjzbatuese të Republikës së Kosovës./Paparaci.com
