Të fundit

Deliu-Kodra: Instituti për dokumentimin e krimeve të luftës s’është diçka e re

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar sot se për herë të parë që nga paslufta, Kosova do të ketë institut që do të merret me hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit.

Mirëpo deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se një institut i tillë është themeluar qysh para 11 vjetësh, njofton Klan Kosova.

Sipas saj, emra të respektuar si profesor Zejnullah Gruda, profesor Pajazit Nushi, profesor Ismet Salihu dhe profesor Fejaz Granqolli ishin anëtarë të këtij Instituti.

“Po ashtu, Instituti kishte edhe statutin e vet, por edhe pati grumbulluar dokumente dhe ishin bërë edhe publikimet e para, brenda dhe jashtë Kosovës”, shkruan ndër të tjera ajo.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci