Të fundit

Prokurori i shtetit vihet në lëvizje pas dhunës së shfaqur te “It’s My Home”

Policia e Kosovës sot ka zbarkuar në zyrat e televizionit “First Channel”, pas dhunës së shfaqur në reality show “It’s my home”.

Në një prononcim për Paparacin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka njoftuar se policia për këtë rast ka hapur dy vepra penale.

“Lidhur me ngjarjen në fjalë, pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit si dhe intervistimit të disa personave policia është udhëzuar nga prokurori i shtetit që të hap rast për veprat sulm dhe kanosje”, tha ajo për Paparacin.

Pamjet skandaloze në “It’s my home”, Kajtazi kërkon mbylljen e televizionit

Ndryshe, sot pas një debati në shtëpinë e “It’s my home”, njëra nga banoret e shtëpisë është goditur me këpucë nga një tjetër banor.

Viktima e dhunës, në këtë rast banorja e “It’s my home”, është larguar duke qarë nga dhoma ku po bëhej debati. Por, ajo që ka rënë në sy është se askush nuk shkon pas saj për ta ndihmuar. Përkundrazi një grua aty e përkrahë dhunën ndaj saj duke i thënë sulmuesit “bravo, mirë ia bëre”.

E përlotur, banorja që u sulmua dëgjohet teksa thotë “S’jam ardhë unë mem rreh këtu”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci