Të fundit

Simonovski futbollisti më i mirë për xhiron e shtatë

Çmimi i më të mirit në javën e shtatë në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Drita, Marko Simonovski.

Komisioni i FFK-së vlerësoi se Simonovski me paraqitjen e tij dhe tre golat e shënuar ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij në derbin kundër Gjilanit (4:1). Ky njëherësh ishte ‘Hat-trick’-u i parë në historinë e këtij derbi.

Pasi mori këtë çmim sulmuesi nga Maqedonia e Veriut u shpreh i lumtur që edhe në këtë edicion po gëzon formë të mirë dhe po e jep kontributin e pritur për skuadrën.

“Ky çmim për mua do të thotë shumë. Shpresoj që këtë edicion do të kthehem shumë herë për ta marrë çmimin e më të mirit të javës. Mendoj se Drita do të ketë një kampionat më të mirë se sa në edicionin e kaluar. Besoj që këtë herë do të dalim kampion dhe për këtë po punojmë ndeshje pas ndeshje”, ka theksuar Simonovski për faqen zyrtare të FFK-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci