Të fundit

Rrëmbimi i biznesmenit Rexhepi, u vazhdohet paraburgimi dy të dyshuarve

Dy të dyshuarve për veprën penale të rrëmbimit në rastin e biznesmenit Bedri Rexhepi u është vazhduar masa e paraburgimit.

Ata akuzohen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës se më datën 08.04.2021 kanë planifikuar dhe në koordinim me njëri-tjetrin kanë rrëmbyer Bedri Rexhepin, i cili deri tani rezulton i zhdukur dhe nuk dihet asgjë për fatin dhe vendndodhjen e tij.

Dy të dyshuarit, të cilëve iu është vazhduar paraburgimi, janë familjarë të afërt, me konkretisht, vëllai dhe kunata e të dyshuarit Jeton Vllasaliut.

Ndryshe, janë bërë më shumë se 17 muaj nga dita kur është zhdukur biznesmeni Bedri Rexhepi, por familja akoma nuk ka një përgjigje për fatin e tij. Informacionet të cilat deri tani kanë familjarët janë se Bedri Rexhepi më datën 8 prill 2021 është parë në Novobërdë dhe nga aty më asgjë nuk dihet për të.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci