Kombëtarja e Shqipërisë ka mbyllur fazën e eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022” me fitore.
Shqipëria shënoi fitore përball Andorrës me rezultat 1:0.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, kurse “kuq e zinjët” e gjetën golin vetëm pas minutës së 73-të me ndihmën e penaltisë.
I saktë nga 11 metërshi u tregua sulmuesi shqiptar, Endri Cekici i cili shënoi për rezultatin 1:0.
Shqipëria nuk arriti të kualifikohej në Botëror por arriti një sukses të cilin nuk e kishte më parë, duke arritur gjashtë fitore në fazën e grupeve.
