Banorja e emisionit “It’s my home”, Teuta Llumnica, është arrestuar të shtunën, pasi dyshohet për sulm ndaj pjesëmarrësve të tjerë të kësaj shtëpie.
Por, gjatë transportit e njëjta ka sulmuar edhe një zyrtar policor, u bë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, për çka ka vënë në lëvizje Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Kjo prokurori, tashmë ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimin ndaj saj, tha zëdhënësja Laureta Ulaj.
Ulaj deklaroi se Llumnica dyshohet për veprat penale “Sulm” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.
