Kryeministri Albin Kurti në një intervistë dhënë për “Jutarnji list” të Kroacisë, përmendi sërish mundësinë e luftës.
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, thotë se greva në arsim që duhet të jetë prioritet “po mjegullohet me retorikën e luftës”.
Ai i tha Kurtit se lufta ka përfunduar “me fitoren tonë”.
“Java e tretë pa mësim…ky prioritet po mjegullohet me retorikën e luftës! Retorika e luftës, Kryeministër, përcillet me rreziqet që bart fillimi i psikozës së luftës, por te një pjesë shfaqet edhe me panik. Kujt i duhet paniku? Informacionet, nëse i disponon një kryeministër dhe shpalos nëpër media ndërkombëtare, janë të lidhura me detyrën, me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore të kryeministrit. Por, publikimi i informacioneve të klasifikuara, përbëjnë vepër penale”.
