Të fundit

Eurostat: Buka s’ka qenë asnjëherë kaq e shtrenjtë në BE

“Çmimi i bukës nuk ka qenë kurrë më i lartë në BE.”

Kështu shkruan Eurostat në një shënim në të cilin vëren se në gusht çmimi u rrit mesatarisht në Bashkimin Evropian me 18% krahasuar me të njëjtin muaj të 2021-shit.

Në bazë të rritjes, Eurostat vë në dukje sërish, veçanërisht pasojat e pushtimit rus të Ukrainës.

Rritjet më të mëdha të kostos së bukës, në periudhën gusht 2021-gusht 2022, janë shënuar në Hungari (+ 66%), Lituani (+ 33%), Estoni dhe Sllovaki (+ 32%). Vendet më pak të prekura nga fenomeni ishin Franca (+ 8%), Holanda dhe Luksemburgu (+ 10%). Në këtë kuadër, Italia, në grafikun e publikuar nga Eurostat, është nën mesataren e BE-së.

Eurostat konfirmon gjithashtu alarmin e nisur nga Codacons mbi rritjen anormale të çmimeve në sektorin ushqimor të shënuar në muajin gusht.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci