Në fillim të dhjetorit, një samit i ri i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet, për herë të parë në një nga vendet e rajonit, në Maqedoninë e Veriut apo në Shqipëri, njofton televizioni serb RTS duke cituar burime diplomatike në Bruksel.
Sipas këtij televizioni ky takim duhet të japë një sinjal të ri, të fuqishëm të përkushtimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me një mesazh për vendet e rajonit që të përfitojnë nga mjedisi i ri politik në Evropë, në mënyrë që për të përmirësuar procesin e anëtarësimit dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura në rajon.
