Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova ka folur rreth ftesës së kombëtares, pasi kohëve të fundit shumë futbollistë kanë refuzuar të veshin fanellën e “Dardanëve”.
Përmes një postimi në Instagram, Zhegrova ka shkruar një mesazh të fuqishëm për të gjithë ata që refuzojnë Kosovën.
Zhegrova ka thënë se atij i’u deshën vetëm 10 sekonda për ta pranuar ftesën e vendit të tij, sepse vetëm nëse e do dhe e ndjen këtë shtet mund të luani për të.
“Vetëm nëse e do dhe e ndjen këtë shtet mund të luani. Unë jam 1000 herë më i mirë, madje nuk mund të krahasohem. Gjithë këta lojtarë nuk e pranojnë Kosovën, mua m’u nevojitën vetëm 10 sekonda për të pranuar vendin tim, sepse zemra ime rreh këtu, kështu që nëse nuk e doni këtë vend, nuk jeni pjesë e tij. Kjo është për të gjithë ata që mendojnë se janë dikushi”, thuhet në postimin e Zhegrovës.

Sot në konferencë për media, përzgjedhësi Alain Giresse ka folur rreth refuzimeve dhe vështirësive për të sjellë futbollistë të rijnë te kombëtarja kosovare.
