Të fundit

Përfundon aksioni “Brezovica 6” – shtatë të arrestuar

Ka përfunduar aksioni “Brezovica 6”, i cili kishte nisur sot në orët e hershme të mëngjesit në disa lagje të Prishtinës, shkruan Paparaci.

Kështu ka bërë të ditur për Paparacin, prokurori i rasti Rasim Maloku.

Shtatë persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në kuadër të aksionit “Brezovica” të Prokurorisë së Ferizajt.

Në mesin e të arrestuarave në rastin Brezovica, është edhe asamblisti i VV-së, Berat Lahu.

Lahu që është edhe dhëndër i Liburn Aliut, po dyshohet për ushtrim ndikimi.

Ndërsa, tre nga shtatë të arrestuarit në aksionin e Brezovicës janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Aksioni është zhvilluar në 11 lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Podujevë.

Ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndryshe, aksioni “Brezovica”, filloi më 21 dhjetor 2021 dhe është i udhëhequr nga prokurori Rasim Maloku nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Policinë e Kosovës -Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, të cilët kanë zhvilluar këtë aksion në Komunën e Shtërpcës.

Fillimisht në këtë aksion, me urdhër të prokurorit, janë arrestuar dhjetë persona të dyshuar, ndërsa në mesin e tyre edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit, disa zyrtarë të tjerë dhe disa pronarë të firmave, për shkak të dyshimit për veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Paparaci.com.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci