Të fundit

Vasfije Krasniqi dorëhiqet nga pozita e deputetes

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, ka njoftuar se për shkak të një një trajtimi mjekësor, ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetes.

Njoftimin e dha ajo në Facebook, teksa shtoi se angazhimin publik për Kosovën do ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sidoqoftë ashtu si edhe deri më sot, unë do të vazhdoj angazhimin publik për Kosovën në SHBA, sidomos në Kongresin Amerikan. Si rezultat i këtij angazhimi besoj që së shpejt do të shihen të arriturat e para. Kam besimin e plotë që së bashku me miq, njerëz të vullnetit të mirë, punëtorë e vizionarë, kauza e fitores së drejtësisë në Kosovë do të triumfojë”, tha ajo.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci