Të fundit

Donaldi befasohet nga vëllai, përlotet nga befasia

Gjatë ditë së sotme në shtëpinë e Big Brother ka ardhur një befasi për njërin nga banorët, aktorin Donald Veshaj.

Teksa banorët ndodheshin në oborrin e shtëpisë, një parashutë me dy persona është afruar përreth tyre.

Njëri nga personat ishte vëllai binjak i aktorit, Romeo Veshaj, i cili mbante një baner ku shkruhej “La Famiglia”, fjalë të cilën Donaldi e ka të bërë tatuazh në gjoks.

 

Duke mos zbritur në tokë, parashuta qëndroi afër tyre për disa minuta, duke e emocionuar Donaldin, i cili është ndër banorët e parë që ka hyrë në shtëpi.

“Donald të dua”, dëgjohet të thotë Romeo nga lartë, gjë që e bëri edhe më të bukur këtë moment, teksa Donaldi u pa i përlotur pas gjithë kësaj befasie.

Që nga hyrja në shtëpi, me personat nga jashtë Donaldi deri tani është takuar vetëm me prezantuesen Bora Zemani, me të cilën pas disa vitesh lidhje, ishte ndarë kur hyri në shtëpi, ndërsa bën një takim romantik dhe plot emocione në një nga spektaklet e Big Brother VIP.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci