Të fundit

Lekaj: Qeveria të ulë tensionet karshi sindikatave

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj duke folur për grevën e përgjithshme në Kosovë, e cila ka filluar në fund të muajit gusht ka thënë se nuk është momenti që SBASHK-u dhe sindikatat tjera të goditën në forma të ndryshme.

Lekaj gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të ulet tensionet karshi sindikatave dhe të gjejnë zgjidhje.

“Edhe në Kosovë, sindikatat kanë bërë një punë të shkëlqyer ku në secilin qeveri, sindikatat kanë qenë zë i fuqishëm. Nuk është momenti që SBASHK dhe sindikatat tjera të goditën në forma të ndryshme. Andaj ju bëj thirrje qeverisë që të ulin tensionet”, ka thënë Lekaj.

Ai po ashtu tha se qeveria dhe të gjithë ata që janë në politik duhet të kuptojnë që shteti po përjeton ngërc.

“Mendoj që nuk kemi kohë për të humbur pasi janë duke pësuar nxënësit që janë e ardhmja e Kosovës. po pësojnë prindërit, të gjithë qytetarët janë duke pësuar pasi kanë nevojë për të kryer punët e tyre nëpër institucione”, u shpreh ai.

Gjithashtu Lekaj theksoi se grevat e sindikatave në Kosovë ka bërë jehonë kudo.

“Drejtoresha e Unionit të Sindikatave të Arsimit në Evropë, Susan flocken ka shprehur mbështetjen e fuqishme për sindikatën”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci