Të fundit

Broja i fokusuar te fitorja për ndeshjen kundër Izraelit

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja ka qenë i pranishëm sot në konferencë për media para ndeshjes kundër Izraelit në kuadër të Nations League.

21-vjeçari ka theksuar se vetëm fitorja ka rëndësi, ndërsa për aktivizimin nga minuta e parë Broja ka potencuar se i takon trajnerit të vendosë.

“Këto dy ndeshje janë të rëndësishme, duhet fitore dhe tri pikë për të dyja. Trajneri e vendos kush luan, në stërvitje e ka parë. Vetëm fitorja në duhet ajo ka rëndësi”, ka thënë Broja.

Ndërsa, për Izralin ka thënë se është një kundërshtarë i fortë.

“E dimë që është ndeshje e vështirë, pasi në Tiranë na kanë mundur, por na duhet fitorja ishalla e arrijmë. Për mua nuk ka shumë presion se kam luajtur që 3 vjeç, vetëm luaj për të fituar dhe ndihmuar ekipin”, ka theksuar 21-vjeçari.

Shqipëria do të takohet me Izraelin të shtunën dhe të mërkurën do të pres në shtëpi Islandën, në kuadër të Ligës së Kombeve.

 

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci