Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nuk ka dashur të kyçet direkt në debatin për grevën, pasi që sipas tij ajo çështje i takon qeverisë së Kosovës, por ka folur për projektligjin e pagave i cili është në debat publik.
Për Grevën, ai ka thënë se në të kaluarën kryekuvendarët janë marrë me çështje të tilla edhe pse ajo i përket qeverisë.
Ai ka folur për ligjin për paga duke thënë se pritet të rregullojë shumë kategori sepse nuk mund të merret shteti vetëm më një kategori, shkruan EO, transmeton Paparaci.
