Të fundit

​Giresse: Nuk po e mendoj shkarkimin

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Alain Giresse ka folur para mediave në prag të ndeshjes ndaj Qipros në Prishtinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në një konferencë për media, trajneri francez konfirmoi se portieri Aro Muriç dhe qendërmbrojtësi Amir Rrahmani janë në dyshim për sfidën ndaj qipriotëve.

Giresse: Muriç e Rrahmani mund të mos luajnë kundër Qipros

“Gjendjen momentale e kemi për shembull portieri Muriç e ka lënduar kaviljen në Belfast që nuk e dimë cila do të jetë gjendja e tij. Amir Rrahmani ka progres, ka përmirësim mirë do ta vlerësojmë sot dhe nesër se a do të ketë mundësi të luajë. Për lojtarët tjerë nuk ma diçka specifike përveç lodhjes pas ndeshjes”, tha Giresse.

I pyetur nëse do ta mendonte largimin nga kreu i “Dardanëve”, Giresse tha se nuk është duke e menduar këtë gjë.

Giresse: Nuk po e mendoj shkarkimin

“Kur përgatitet një lojë nuk mendohet aspekti negativ. I mendoj vetëm gjërat pozitive, por përgatitemi me lojtarët që ta nxjerrim rezultatin më të mirë dhe gjërat tjera po i lë anash”, theksoi trajneri francez.

Ai foli edhe për performancën e Milot Rashicës dhe ecurinë e tij si trajner në krye të Kosovës.

Giresse: Rashica po luan korrekt, jam i kënaqur me punën time te Kosova

“Lidhur me Milot Rashicën, lojtari ka qenë i gatshëm, ka qenë si të gjithë lojtarët tjerë, ka qenë korrekt. Sa i përket përvojës sime deri më tani jam i kënaqur sepse punoj në kushte shumë të mira dhe qëllimi është që me këta lojtarë që kemi të bëjmë progres dhe të sjellim lojtarë të rinj që ta ngritim ekipin në një nivel tjetër”, tha Giresse.

Ndërsa, futbollisti Mirlind Kryeziu u shpreh i bindur se Kosova ka kualitete që të renditet e para në grup derisa tha se ndaj Qipros luajnë për t’i fituar tre pikët.

Kryeziu: Kosova do të luajë për fitore kundër Qipros

“Nesër e kemi ndeshjen kundër Qipros, e dimë që është një ndeshje shumë e rëndësishme për ta mbajtur vendin e dytë dhe shpresojë që tre pikët t’i lëmë në Prishtinë…Besoj se edhe ky grup ku jemi tash me Greqinë, Qipron dhe Irlandën e Veriut nuk është grup i dobët, por edhe ekipi ynë e ka kualitetin të jetë në vendet e para këtë grup edhe besoj se ndeshja kundër Qipros duhet të fitohet”, tha Kryeziu.

Pas konferencës, u zhvillua edhe stërvitja e fundit para ndeshjes e cila zhvillohet nesër në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci