Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike – KEDS ka emëruar Kryeshefin e ri.
Alpin Dogan do të jetë në krye të kësaj kompanie, duke zëvendësuar kështu paraardhësin e tij, Alper Erbas.
Dogan më herët ka ushtruar pozitën e Zëvendës Kryeshefit dhe Drejtorit Ekzekutiv të Divizionit të Rrjetit në KEDS.
Është inxhinier i diplomuar i Elektrikës dhe Elektronikës në Near East University të Qipros Veriore ndërkaq ka përvojë mbi 10 vjeçare në industrinë energjetike.
Para se t’i bashkohej KEDS, Dogan ka ushtruar pozitën e Zëvendës Menaxherit në një ndër kompanitë më prestigjioze të shpërndarjes së energjisë në Turqi, atë të Uludağ Elektrik Dağıtım A.Ş. /Paparaci.com