Moderatorja Liberta Spahiu në Instagramin e saj ka publikuar një fotografi në të cilën shihet një unazë diamanti, ndërsa krahas saj ka shkruar “Sigurisht që unë thashë po”.

Ky postim i saj ka bërë që në mediat rozë të përflitet për një fejesë apo martesë të mundshme nga ana e moderatores si dhe ka ngritur dyshimet te ndjekësit e saj.
Por, kjo fotografi ka të bëjë me krejt diçka tjetër.
Moderaorja në një foton e radhës ka sqaruar se nuk ka të bëjë më ndonjë person specifik.
“I thashë po diamantëve. Nuk e kisha pas ditë që aq në hall jeni për me më pa me unazë në gisht. Sot e kuptova. E di që një pjese prej juve i është bërë qejfit e të tjerëve iu ka ‘lidhë’ në fyt mirëpo tema nuk është sot fejesa ime mirëpo këto unaza fantastike nga La Maison Du Diamant D’Yaman”.

