Të fundit

Kurti e fton kryeministrin japonez Kishida për vizitë në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti është takuar me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida, në rezidencën shtetërore në Pallatin Akasaka.

Kurti tha se homologut të tij i shprehu edhe njëherë ngushëllime në emër të popullit dhe qeverisë së Kosovës, për vdekjen tragjike të ish-kryeministrit Shinzo Abe dhe se e falënderoi për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme japoneze për zhvillimin e Kosovës.

“Tregova për të arriturat socio-ekonomike të Kosovës dhe interesimin tonë për investime nga Japonia, teksa konfirmova pjesëmarrjen tonë në EXPO Osaka 2025. Japonia është vend shumë i rëndësishëm i G7, me të cilën ne ndajmë pikëpamje të njëjta vlerore dhe strategjike”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Tutje i pari i Qeverisë tregoi se e ka ftuar kryeministrin Kishida për vizitë në Kosovë.

“Në fund të takimit Kryeministri Kishida më tha të përcjell përshëndetjet e tij për popullin e Kosovës, kurse unë e ftova ta vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt”, përfundoi Kurti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci