Të fundit

​Mbyllet pa gola pjesa e parë e derbit Prishtina-Drita

Në një atmosferë fantastike që po krijohet nga “Plisat” dhe “Intelektualët” në stadiumin “Fadil Vokrri” është duke u zhvilluar derbi i Superligës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Dritës.

Pas 45 minutave të para, të dy skuadrat kanë shkuar në pushim pa shënuar asnjë gol edhe pse të dy skuadrat patën rastet e tyre për të kaluar në avantazh raporton KosovaPress.

Drita është liderë e tabelës dhe po kërkon që t’i arkëtojë tre pikë të reja në mënyrë që ta ruajë distancën e pikëve me ndjekësin e parë dhe kampionin në fuqi, Ballkanin.

Ndërsa Prishtina e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi po kërkon që të ruajë hapin me liderët e tabelës, andaj kjo sfidë me Dritën është jashtëzakonisht e rëndësishme për ta.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci