Të fundit

Skandal në Ligën e Kombeve, bashkëshortja e futbollistit publikon video nga festa e “çmendur”

Gruaja e futbollistit të kombëtares sllovene, Benjamin Verbiç, ka publikuar pamje skandaloze në të cilat lojtari i Panathinaikos shfaqet në shoqërinë e disa femrave teksa dyshohet se po argëtohej gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Në pamjet dhe fotot e shpërthyera në rrjetet sociale, futbollisti slloven po kalonte kohë me vajza dhe ishte nën ndikimin e konsiderueshëm të alkoolit gjatë pushimit mes dy ndeshjeve të Sllovenisë në Ligën e Kombeve.

Gruaja e Verbic, ukrainasja Alvina, më pas publikoi një video tjetër të njërës prej vajzave me të cilat kalonte kohë burri i saj dhe nuk e fshehu zhgënjimin e saj.

“Dreq njerëz, turp të keni. Të argëtoheni në pushimin e kombëtares është normale, por vetëm nëse jeni të rrethuar nga njerëz normal. Vërtet nuk e kuptoj si mund të jeni kaq budallenj”, ka shkruar Alvina së bashku me disa foto dhe një video.

Pasi ky lajm mori hov, foli vetë Verbiç, i cili mohoi akuzat e gruas së tij.

“Fotografitë dhe videoja e publikuar nga ish-partnerja dhe nëna e fëmijës tim janë shumë të vjetra. Gjithçka që ajo ka shkruar është një gënjeshtër e plotë”, tha Verbiç.

Për shkak të përmbajtjes eksplicite, gruaja ukrainase më pas fshiu regjistrimet dhe fotot, por tashmë ishte vonë, sepse ato u përhapën në rrjetet sociale.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci