Ish-kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko, është deklaruar pas vizitës në Hagë ku është takuar takuar me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Me iniciativën e kryetari të AKR-së, Behgjet Pacolli, ish-presidentët shqiptarë Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi i vizituan ish-krerët UÇK-së në Hagë.
Megjithatë, Majko tha se është krenar për vëllezërit e tij nga Kosova.
“Sot, në burgun e Hagës me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm. Për t’ju gjendur në krah, betejës së fundit, për të mbrojtur emrin e UÇK-së! Jam krenar për vëllezërit e mij”, shkroi Majko në Facebook.
