Të fundit

Britania thotë se ushtria ruse ka mungesë armatimi

Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, në raportin e saj të rregullt për situatën në Ukrainë, shkruan se forcat ruse dje e sulmuan kolonën humanitare në Zaporizhzhia – ku Ukraina thotë se mbetën të vrarë të paktën 30 civilë.

Kjo ministri raporton se armët e përdorura në këtë sulm “me shumë gjasë ishin raketa ajrore me rreze të gjatë veprimi, por që u përdorën për sulm tokësor”.

Në raport thuhet se stoku i Rusisë me raketa të tilla mund të jetë i kufizuar dhe se ato janë ‘resurs me vlerë të madhe’ të disejnuara që të rrëzojnë avionë dhe raketa, e jo për targete tokësore.

Prandaj, ministria britanike e Mbrojtjes vlerëson se përdorimi i raketave të tilla në sulm tokësor tregon për zvogëlim të armatimit të Rusisë, veçanërisht të raketave me rreze të gjatë veprimi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci