Të fundit

Rrëzohet helikopteri i marinës meksikane, humbin jetën tre ushtarë

Tre pjesëtarë të marinës meksikane humbën jetën dhe dy tjerë u lënduan, pasi helikopteri në të cilin ishin u rrëzua në një pjesë të gjelbëruar në juglindje të Meksikës.

Helikopteri është parë nga banorët e Central Tabasco, duke fluturuar çuditshëm dhe në një moment humb kontrollin dhe rrëzohet.

Sipas marinës meksikane, fluturakja po kryente patrullimin rutinor, kur në një moment filloi të sillet në një vend dhe të bie nga një lartësi relativisht e madhe.

Pamjet amatore që i kanë filmuar banorët, shfaq shtëpitë e shumta dhe zonën ku rrëzohet helikopterit në afërsi të një kopshti të fëmijëve.

E pavarësisht se masa vrapon për t’i shpëtuar ushtarët që kishin ngecur brenda helikopterit, tre prej tyre janë shpallur të vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa dy tjerë pas intervenimit kirurgjik janë shpëtuar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci