Të fundit

Deputetja e PDK-së ia përplas në sy Bislimit: I keni lënë mësuesit pa bukë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka pasur kritika të shumta ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili raportoi sot në Komisionin Parlamentar, raporton Paparaci.

Deliu-Kodra, ia renditi zëvendësit të Kurtit disa prej problemeve që po përballen qytetarët e vendit.

Sipas saj, Qeveria Kurti e ka shndërruar sektorin privat në një mjerim, teksa mësimdhënësit i ka lënë pa bukën e gojës.

“i sot lexove statistika. Ma thuaj një projekt kapital serioz brenda këtyre 2 viteve të qeverisjes. Në bazë të Bankës Botërore, inflacioni sot në Kosovë ka arritur 19.2 për qind. I kemi vetëm 9 për qind të investimeve kapitale në Kosovë sot. 800 milionë euro po rrinë në qeveri dhe natyrisht po zvogëlohen për shkak të inflacionit”, i tha ajo Bislimit në komisionin e sotëm.

“E kemi sektorin privat që se ka asnjë troh mbështetje. E kemi në gjendje të mjerueshme. I keni lënë mësimdhënësit pa bukë dhe e keni sjellë situatën më të renduar ekonomike që e kemi pasur ndonjëherë”, u shpreh ligjvënësja opozitare.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci