Të fundit

Një amerikan i bashkohet ekipit të ministrit Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se ekipit të tij është këshilltarëve i është bashkuar edhe eksperti amerikan i radhës, këshilltari Joe Duncan, shkruan IndeksOnline.

Mehaj e emëroi atë këshilltar për Planifikim, Programim, Buxhetim dhe Ekzekutim.

Postimi i plotë:

Ekipit tim të këshilltarëve i bashkohet edhe eksperti amerikan i radhës, këshilltari Joe Duncan.

Duke i dëshiruar mirëseardhje, sot prita në takim, këshilltarin tim amerikan për Planifikim, Programim, Buxhetim dhe Ekzekutim, z. Joe Duncan.

Në procesin e reformës ligjore, administrative , organizative dhe funksionale të Ministrisë së Mbrojtjes, sikur edhe në fushat tjera, eksperienca amerikane është jetike për ne.

Mirënjohje e përjetshme për SHBA-në, respektivisht Zyren Amerikane për Bashkëpunimin e Mbrojtjes, përfaqësuar nga shefi i saj, major Ryan Conley, për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e qëllimeve tona strategjike dhe objektivave të mi operacional.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci