Të fundit

Nisin procedurat disiplinore kundër Andin Lokajt

Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati ka paralajmëruar masa ndaj komentatorit të Radio Televizionit të Kosovës, Andin Lokaj.

Kastrati, njoftoi sot se Transmetuesi Publik ka nisur procedurat për vendosjen e Lokajt para përgjegjësisë në lidhje me deklarimet e tij fyese ndaj futbollistëve të Kombëtares Shqiptare të futbollit.

“Lidhur me rastin e deklarimeve publike te komentatorit Andin Lokaj, RTK njofton se do te veproj ne perputhje me Standardet Profesionale te RTK-se dhe Rregullores per Pergjegjesite materiale dhe disiplinore. Po ashtu ju beje me dije se tani me kane filluar procedurat ne lidhje me kete rast!”, ka thënë Kastrati të mërkurën.

Lokaj kishte reaguar dje pas lojës mes Kosovës e Shqipërisë U-21, duke i quajtur të paaftë për lojë futbollistët shqiptarë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci