Deputeti i partisë Guxo, Burim Meta ka ftuar kryeministrin Kurti që diskutoj edhe me krerët e kësaj partie për të vendosur për ministrin e ri të Shëndetësisë, pas dorëheqjes së sotme, të Rifat Latifit.
‘E ftoj Kurtin që nga ky moment, që të diskutoj me znj.Donika e z.Pecin para se të vendos për ministrin e ri të Shëndetësisë. Besoj shumë që partia Guxo në shëndetësi me kapacitet e saj, do të ndihmojë shumë në këtë sektor.”
“Ne të gjithë mund ta përkrahim edhe doktor Avdylin që të menaxhoj me ministrin e Shëndetësisë. Pavarësisht emri, pse duhet të diskutohet edhe me ne, është se aktualisht është pozicionin më i rëndësishëm i Qeverisë Kurti2”, tha Meta në Kanal 10.
