Të fundit

Zemaj: Dorëheqja e Latifit, pasojë e dështimit të Kurtit si kryeministër

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi vije si pasojë e dështimit të Kurtit si kryeministër.

Zemaj pas dorëheqjes së Latifit ka thënë se a është Kurti ministër i ri i vetëm i Shëndetësisë apo do të ketë edhe një person tjetër të radhës për të mbuluar dështimet e tij?

Ai përmes një postimi në Facebook ka numëruar disa “padrejtësi ndaj qytetarëve” që kanë ndodhur gjatë kohës së Latifit si ministër i Shëndetësisë.

“Mos të harrojmë se për këta 18 muaj kanë ndodhur një sërë dështimesh dhe padrejtësish ndaj qytetarëve, pacientëve dhe profesionistëve shëndetësor:

-Është e padrejtë kur kryesuesja e Bordit është edhe kryesuese e Komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të klinikave.

-Është e padrejtë mijëra operacione bëhen më pak në kuadër të SHSKUK-së, e shumë më shumë në sektorin privat.

-Është e padrejtë kur qindra qytetarë kërkojnë shërim jashtë vendit, ndërsa pushteti qëndron si spektator.

-Është e padrejtë kur lista e pritjes për të marrë shërbime shëndetësore, në disa raste arrin deri në fundin e vitit 2024.

-Është e padrejtë është mungesa e barnave esenciale, dhe më i padrejtë është fakti se aty është një hije e zezë keqpërdoruese e cila shumë shpejt do të mund të marr formën e një hije të keqe korruptuese.

Padrejtësitë e mëdha të këtij pushteti janë të prezantuara edhe në raportin e aludimit, ku është një mal me shkelje e keqpërdorime.

-Është e dhimbshme për vendin kur vetëm sivjet mbi 170 mjek të rinj dhe mbi 60 mjek me përvojë 20 vjeçare janë larguar nga institucionet publike shëndetësore.

-Edhe më i dhimbshëm bëhet fakti kur në Kosovë janë edhe më shumë se 650 mjek të papunë”, ka shkruar Zemaj.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci