Të fundit

Vuçiqi: Serbët dëgjuan zërin e ëmbël të Kurtit për targat

Presidenti serb, Alekandër Vuçiq, ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me kthimin e targave serbe në RKS.

Vuçiqi ka thënë të shtunën në një konferencë për media, se Kurtit po i ecën aq mirë ky proces, saqë nga 9,000 vetura, vetëm nëntë i kanë kthyer në RKS.

“Sa për negociatat dhe bisedime nuk e di se a do të ketë, shoh që riregjistrimi po ju shkon shumë mirë, serbët dëgjuan zërin e ëmbël të Albin Kurtit, 9 prej tyre kanë aplikuar për ndërrimin e targave prej 9,000 automjeteve, çdo 1000, pra mirë ju ka ec deri tani. Kaq sa për besimin e serbëve në Albin Kurtin dhe institucionet e tyre”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë po ashtu se i duhet ta pranojë për herë të parë që Serbia bëri gabimin më të madh që e dërgoi pavarësinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila i dha Kosovës të drejtë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci