Të fundit

Aksion para Qeverisë, kërkohet heqja e taksës për produktet menstruale

 

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA), përmes një aksioni që do të mbahet sot para Qeverisë së Kosovës, do të kërkojë heqjen e taksës 18% për produktet menstruale.

Aksioni do të zhvillohet prej orës 12:00.

“Në Kosovë nuk ka pasur asnjë iniciativë të institucioneve publike për të zbutur varfërinë menstruale, përkundrazi pecetat menstruale sipas Ligjit për TVSH-në nuk bëjnë pjesë në produktet esenciale dhe si të tilla taksohen 18%”, thuhet në njoftim.

“Të kesh menstruacione një herë në muaj nënkupton edhe stresin për të gjetur një mënyrë për të blerë produkte që janë domosdoshmëri për të menaxhuar ato. Blerja e produkteve menstruale është një barrë që rëndon mbi gratë padrejtësisht. Në Kosovë afër 80% e grave janë jashtë tregut të punës. Për shkak të kushteve të rënduara ekonomike, shumë gra nuk mund të përballojnë blerjen e pecetave, tamponëve ose produkteve të tjera menstruale. Në pamundësi të përdorimit të mjeteve të duhura, gratë detyrohen të përdorin materiale të pasigurta për shëndetin, si lecka, në mënyrë që të menaxhojnë menstruacionet”, thotë QIKA.

QIKA kërkon që pecetat menstruale dhe tamponët të shtohen në listën e mallrave me tatim zero.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci