Të fundit

Babai i Hashim Thaçit ndjek live Ramën në Strasburg

Teksa kryeministri Edi Rama, ka folur në KiE në Strasburg, kundër raportit Dick Marty, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi e ka ndjekur live.

Ndërkohë Artan Hoti, bashkëluftëtar i Thaçit, në një intervistë për gazetarin e Euronews Albania, Kosovë Gjoci, i cili shkoi në fshatin Burojë, tregoi se si e pritën fjalimin e Ramës.

Hoti i cili e ndoqi fjalimin e kreut të qeverisë shqiptare së bashku me babanë e Thaçit, u shpreh se shqiptarët nga Kosova, Ramën kanë vëlla.

“Emocionet janë të jashtëzakonshme. Unë e falënderoj në emrin tim personal dhe në emrin e të gjithë ish-çlirimtarëve të fshatit Burojë Edi Rama. Kosovarët e kemi të gjithë vëlla Edi Ramën. Po mbështet gjithmonë ish-çlirimtarët e Kosovës. Nëse s’do ishte UÇK, Serbia nuk do ishte larguar që këtu.

Nga fjalimi i Ramës, më shumë më bëri përshtypje se i tregoi ndërkombëtarëve se Dick Marty bëri një shpifje ndaj UÇK-së. Edhe sot në Kosovë nuk bëhen transplante organesh. E dinë Europa dhe bota që UÇK-ja nuk ka qenë terroriste.

Presim dhe e dimë që janë të pafajshëm, na kanë marrë në qafë gënjeshtrat”- theksoi ai.

Në fjalën e tij Rama tha se akuzat për Thaçin dhe ushtarët e UÇK-së janë të rreme dhe të pavërtetuara.

Kreu i qeverisë, solli në vëmendje historinë e ”Shtëpisë së verdhë”, ku në raportin e Dick Marty, pretendohej se kryhej trafikimi i organeve.

Sipas tij, këto janë të pabaza, ndërsa shtoi se ajo ishte shtëpia e një familjeje të varfër shqiptare, që nuk kishte drita, ujë e as rrugë, raporton Euronews.al, transmeton Paparaci.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci