Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia tash e një kohë nuk ka sjellur ndonjë projekt të ri muzikor.
Megjithatë, vëmendja nuk i ka munguar asnjëherë pasi Enca nuk i ndal postimet provokuese në rrjetet sociale.
Edhe së fundmi, Enca ka sjellur disa imazhe të reja nga festa e saj e ditëlindjes në vitet e kaluara.

Ajo shihet në krahët e një mashkulli, ndërsa nuk harron që të realizoi poza atraktive.
Përmes fotografive, këngëtarja ka thënë se i duhej që një person nga sigurimi ta mbante në duar gjatë gjithë mbrëmjes pasi kishte këmbën e lënduar.
“Jam ikonike, e di”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e njërit prej imazheve.

Në disa veshje të ndryshme, këngëtarja nga Shqipëria padyshim dukej në formë të mirë dhe mjaft tërheqëse.
Ndonëse solli fotografi nga festat e kaluara, Enca e cila së shpejti feston ditëlindjen e radhës tha se këtë vit do të jetë një ‘festë kombëtare’.

Ndryshe, kujtojmë që kënga e saj e fundit mban titullin “Suavele” e lansuar një vit më parë.
