Pas dy orësh ka përfunduar takimi mes ndërmjetësit evropian në dialog, Miroslav Lajçak dhe kryeministrit Albin Kurti.
Pas takimit, nuk ka pasur adresim për media nga asnjëra palë.
Lajçak pas takimit me Kurtin, ka vazhduar takimin me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Ky takim vjen pas një telefonate që të martën kryeministri Kurti mori nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Pjesë e kësaj bisede, Kurti tha se ishin marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe nevoja për intensifikimin e procesit të dialogut.
