Të fundit

Kurti e pyeti bujkun në Gjilan për Lajçakun: Ai e tundi kokën

Kryeministri Albin Kurti ka shpjeguar me ironi se të enjten e ka pyetur një bujk në Komunën e Gjilanit për vizitën në Kosovë të emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak.

Kurti ka thënë se një gazetare po “e ndiqte nëpër ara” duke e pyetur me insistim për Lajçakun.

“Teksa bisedonim me bujqit, gazetarja që na ndiqte nëpër ara po më pyeste me insistim për Lajçakun. Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit”, tha Kurti, përmes një postimi në Facebook.

Shefi i qeverisë shkoi në Gjilan për të vizituar bujkun Osman Osmani, i cili sivjet po i mbjellë 10 hektarë me grurë.

Vizitën te bujku Osmani e realizoi së bashku me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci dhe kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

“Pas rritjes së rendimentit këtë verë, po shtohen edhe mbjelljet këtë vjeshtë. Në vitin 2022 është rritur për 15.5% sipërfaqja e mbjellur me grurë dhe për 91% ajo me misër. Krahasuar me 2021 përkrahja qeveritare për mbjelljen e grurit është rritur për 216% për hektar, kurse për atë të misrit 119% për hektar”, tha ai. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci