Misioni rus në OSBE ka deklaruar se qëndrimi i Moskës për çështjen e Kosovës mbetet i pandryshuar dhe “se është e nevojshme të kërkohen mënyra për një zgjidhje të qëndrueshme dhe të pranueshme reciprokisht”.
Siç thuhet në Twitter të Misionit të Rusisë në OSBE, korniza për një zgjidhje të tillë duhet të kërkohet në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, transmeton Paparaci.
“Pozicioni i Rusisë në problemin e Kosovës mbetet i pandryshuar. Korniza ligjore ndërkombëtare për zgjidhje është Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në bazë të së cilës është e nevojshme të kërkohen mënyra për një zgjidhje të qëndrueshme dhe të pranueshme reciprokisht”, tha Misioni i Rusisë me anë të cicërimës në Twitter.
#Buyakevich: The position of #Russia on the #Kosovo problem remains unchanged. The international legal framework for the settlement is UN Security Council Resolution 1244, on the basis of which it is necessary to look for ways of a viable mutually acceptable solution pic.twitter.com/djt7huYnjm
— Russian Mission OSCE (@RF_OSCE) October 16, 2022
